Presidenti i La Ligës, Javier Tebas shpesh del për të kritikuar Barcelonën për financat e tyre. Por në çdo rast, ai shpreh admirimin e tij për Real Madridin.
Vitin e kaluar, Tebas doli hapur për të deklaruar se ka mbështetur Real Madridin që kur ishte i ri.
“Nëse them se nuk e mbështes Madridin, atëherë kjo do të ishte hipokrite dhe do të më cilësonin si gënjeshtar. Dhe sigurisht që nuk më pëlqen të më quajnë gënjeshtar”, tha Tebas për Diaro AS.
“Imagjinoni sikur të thoja që i doja të gjitha skuadrat, dhe më pas do të dilte se kam mbështetur Madridin që kur isha djalë, shkova në 27 El Clasico në të kaluarën, që festova fitoret e Madridit me miqtë në një lokal.
“Preferoj ta quaj ashtu siç është”, shtoi Tebas.
Këtu duket se ka një konflikt interesi, por Tebas duket se nuk i intereson.
Në intervistë të fundit, Tebas paralajmëroi Real Madridin për të kapur Barcelonën në garën për titull, pavarësisht se ishte nëntë pikë prapa. /G.D abcnews.al/
Burimi: Diario AS (H/t Mirror)