Një 33-vjeçar në Elbasan është vënë në pranga pasi vodhi nën kërcënimin e armës së fotohtë disa artikuj ushqimorë në një supermarket.
Njoftohet se E.S., banues në Elbasan është me precendet të mëparshëm penal dhe është kapur nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij.
Thika e përdorur nga autori u sekuestrua.
Njoftimi:
Elbasan
Ndërhyrja në kohë e Policisë dhe veprimet e shpejta dhe profesionale çuan në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 33 vjeçarit i cili nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej.
Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan.
33 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afrësi të banesës së tij
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /abcnews.al/

