Duka “skanon” Europianin: Italia favorite prej fillimit, anglezëve iu mungoi besimi

schedule21:44 - 12 Korrik, 2021

schedule 21:44 - 12 Korrik, 2021

Kreu i FSHF-së Armand Duka deklaroi në “Log.” në ABC se italianët kishin qenë favorite që prej fillimit të kampionatit europian. Ai theksoi se që prej eleminimit për në kampionatin botëror, ajo kishte bërë një ndryshim. Ai tha se të gjithë ata e besonin fitoren në ndryshim nga Anglia që sipas Dukës, pavarësisht zërave mes tifozësh, lojtarët nuk kishin atë bindje.

“Italianët jo vetëm në europian, por edhe më parë që pas dramës së moskualifikimit në botëror ka ndryshuar. Trajneri ka meritën e vet që i ka bërë grup dhe i ka bërë skuadër. Futbolli Italian meriton notat maksimale.

Meritat i ka i gjithë ekipi. Ajo që kanë bërë ata është se kanë krijuar një ekip me dëshirë për të fituar duke i bërë të gjithë se mund të fitojnë dhe ia dolën. Në ndryshim nga kjo Anglia nuk ka menduar se do e fitojë. Ata edhe vetë nuk e besonin që kupa po vinte në shtëpi”, u shpreh Duka.

Nga ana tjetër Duka, theksoi se Belgjikën nuk e ka parë asnjë si favorite dhe nuk e sheh as për 30 vitet e ardhshme, ndërsa shtoi që dy ndeshjet që kanë qenë surprizë ka qenë eleminimi i Suedisë nga Ukraina si ai i Francës nga Zvicra.

“Belgjikën nuk e kam parë asnjëherë si favorit dhe nuk e shoh si favorit as për 30 vitet e ardhshme. Kam menduar që Italia është një nga pretendentët kryesorë.Unë mendoja se Çekia s’do merrte asnjë pikë por bëri një performancë të mirë. Italia ka qenë favorite.

Spanja për mua nuk ka qenë asnjëherë favorit. Anglia më ka bindur në Tiranë që ka bërë një ndeshje shumë të mira por pastaj në ndeshjet e tjera nuk më ka bindur. Kam qenë në stadium në ndeshjen Zvicër- Francë. M’u duk i pabesueshëm kthimi i rezultatit. Ajo që ka qenë më surprizuese ka qenë eleminimi i Francës nga Zvicra ajo i Suedisë më Ukrainën”, deklaroi Duka. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!