Duka: Ngjarje historike për Shqipërinë, do shfaqim mikpritjen që na karakterizon

schedule17:32 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 17:32 - 3 Dhjetor, 2020

Vendimi është zyrtar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh ditën e sotme dhe vendosi që finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në “Air Albania” në vitin 2022.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilëson si një ngjarje të madhe për Shqipërinë dhe nuk i kursen falënderimet për të gjithë ata që punuan shumë që kjo arritje të realizohej.

Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian ‘UEFA Conference League’ në vitin 2022 në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë.

Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i…

Posted by Armand Duka on Thursday, 3 December 2020

Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët. Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së.

Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë. Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë.

Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast. Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, shkruan Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!