Duka jep lajmin e mirë: Do i mbështesim klubet, futbollistët do paguhen

schedule18:18 - 2 Prill, 2020

schedule 18:18 - 2 Prill, 2020

Klubet shqiptare kanë zgjatur dorën e ndihmës, por qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të merret me futbollin në këto momente. “Klubet e futbollit nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare. Ata deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme.

Nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, deklaroi kryeministri gjatë ditë së djeshme.

Gjithsesi, një lajm i mirë ka ardhur nga Armand Duka, presidenti i FSHF-së. Kreu i futbollit shqiptar është shprehur për Tema rreth kësaj çështje dhe pranon se Federata do i ndihmojë klubet financiarisht, nuk do lejojë falimentimin e tyre dhe nuk përjashton marrjen e një kredie për rrogat e lojtarëve.

Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim? Nuk e ka ndaluar askush qeverinë të kontrollojë deklarimet. Informaliteti në Shqipëri nuk është vetëm në futboll, është kudo.

Retail është 70% informal. Ne mundësitë i kemi, do të jemi pranë klubeve dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli. Do t’i mbështesim. Ne nuk kemi buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase kryeministri do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët”, deklaron Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!