Objektivi u arrit me sukses. Shqipëria mposhti 3-2 Bjellorusinë ditën e sotme (Cikalleshi 2x, Manaj) dhe ia doli të mbyllte në vend të parë grupin 3 të Ligës C në Nations League, duke siguruar ngjitjen në Ligën B.
Triumfi i dytë në tre ditë për kombëtaren dhe një sukses që i ka gëzuar tifozët e shumtë kuqezi. Sigurisht që edhe Armand Duka është i gëzuar. Me anë të një postimi në Facebook, presidenti i FSHF-së thekson se ndihet krenar për këtë skuadër.
“Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrifice, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon“, shkruan Duka. /abcnews.al