“Duhet t’i themi ndal sulmeve”/ Erdogan në Tiranë: Takimi ynë, shpresoj të jetë i dobishëm për një Europë të sigurt

schedule13:57 - 16 Maj, 2025

schedule 13:57 - 16 Maj, 2025

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan u shpreh se Rusia-Ukraina dhe Turqia po zhvillojnë bisedime në Stamboll, për situatën e luftës në Ukrainë.

Ai u ndal edhe tek lufta në Gaza, ndërsa bëri thirrje që të ndërhyhet për të arritur vendosjen e armëpushimit, duke shtuar se objektivi kryesor duhet të jetë zgjidhja me dy shtete.

“Rusia-Ukraina-Turqia po zhvillojnë bisedime në Stamboll. Në këtë fazë mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për t’i mbajtur të hapura kanalet e dialogut. Turqia do të bëjë pjesën e saj në këtë proces. Gaza ka përjetuar një katastrofë të pashembullt humanitare. Çdo ditë, fëmijë e gra masakrohen. Duhet t’i themi ndaj kësaj. Qëndrimi i Netanyahut rrezikon të gjithë rajonin tonë. Europa presim që të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë. Më shumë se 2 milionë njerëz po vuajnë urinë. Nuk kemi asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor. Objektiv kryesor duhet të jetë zgjidhja me dy shtete. Në Siri një kapitull i ri e shpresëplotë është çelur. Deklarata e Trump për të hequr sanksioni është një lajm i mirë. Shpresoj që kjo të shërbejë si shembull. Shpresojmë të ofrohet mbështetje financiare për aktivitete të rindërtimit. Unë besoj se kur garantojmë solidaritet nuk do të ketë asnjë sfidë. Unë shpresoj që takimi ynë do të jetë i dobishëm për një europë të sigurt”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!