“Duhet të paguajmë për çfarë kemi bërë nga 1990”: Vuçiç u drejtohet serbëve para takimit në SHBA

schedule12:24 - 29 Gusht, 2020

schedule 12:24 - 29 Gusht, 2020

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua kombit përmes një daljeje në emisionin e mëngjesit “New Morning” në TV Pink para nisjes për takimin Serbi-Kosovë në Washington.

Vuçiç u shpreh se tashmë kanë marrë agjendën zyrtare të takimit, ndërsa tha se kanë vetëm një “pikë të panegociueshme” me palën kosovare duke mos dhënë detaje të tjera, raporton abcnews.al.

Megjithatë, Vuçiç tha se “Serbia duhet të paguajë një taksë për politikat e pasukesshme që prej vitit 1990” duke patur parasysh luftrat në Ballkan.

Problemi ynë është se sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, në fakt duhet të paguajmë një taksë për politikat e pasuksesshme nga 1990“, tha ai.

Presidenti serb hodhi poshtë zërat sipas të cilave “Vuçiçi do të firmoste çdo gjë që i vendosnin në tavolinë“.

Ne do të mbrojmë interesat e Serbisë në Washington pavarësisht çdo presioni që mund të kemi. Ne nuk kemi ende të ditur se çfarë ka arritur deri sot Serbia në Kosovë dhe çfarë mund të arrijmë“, tha Vuçiç.

Gjithashtu, presidenti serb u shpreh se janë duke vlerësuar çdo opsion që do t’u ofrohet dhe më pas do të vendosin në shërbim të interesave të Serbisë.

Nuk duhet të duket se e ekzagjeruar të themi se ne jemi 10 herë më të gatshëm se Prishtina për të negociuar“, u shpreh Vuçiç.

Takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më datë 4 shtator në Washington, gjatë të cilit pritet të arrihet një marrëveshje finale mes dy shteteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!