Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo ishte sot ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për të diskutuar për çështjen më të nxehtë të orëve të fundit, atë të kryebashkiakut Lefter Alla.
Kryetari i Bulqizës u filmua duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa Manjani shprehet se gjëja e parë që duhet të kishte bërë kryebashkiaku ishte të linte menjëherë detyrë.
Po ashtu për Manjanin, kjo çështje nuk i përket SPAK-ut. “SPAK duhet të merret me zyrtarët e larte. Unë nuk mendoj se ky është rasti tipik i SPAK-ut. Testi real i SPAK është ç’bëhet me paranë publike. A përdor drogë, Hasani, Hyseni apo Alla kush është esëll dhe kush është i dehur në këtë vend, por prap insistoj që zyrtarë të kësaj natyre gjesti i parë që bëjnë është largohen menjëherë nga detyra”, tha mes të tjerash Manjani.
Pjesë nga intervista në studio:
Ju mendini që kryeministri duhet ta shkarkojë?
Nëse zotëria nuk ka ende kthjelltësinë e nevojshme për të kuptuar batakun ku është zhytur atëherë është fatkeqësi. Arsyeja e vërtetë nuk është Lefter Alla, këto janë pasoja të gjitha. Arsyeja e vërtetëtë është se pse kemi Alla dhe allasoj është se kemi braktisur demokracinë. Për fat të këtij apo për fat të tij kjo është gjë tjetër
Unë nuk dua të bëj avokatin e Lefter Allës, por ju e dini që kokaina është një substancë që përdoret edhe nga njerëz shumë të ngritur. Kjo është një lloj sporti po u kape largohu. Nga mund të dinte kryeministri…
Unë nuk po i hyj kësaj teme, është temë tjetër. Çështja bën mu kur në kohën kur nuk ka pas garë fare ai ka vënë Lefter Allën. Garancia nuk diskutohet në ratsin sporadik. Ata thanë ne jemi këtu nuk na del kush përpara. Po ky i Shkodrës ca problemi kishte pse duhet të gënjente, apo ky i Vorës. Për shkak të klimës pra se nuk na hyn gjë në këmbë, ne kemi shefin yll bote.
E dua mendimin tuaj si jurist, a ka vepër penale kjo çështje?
Askush nuk duhet të presë, kjo nuk është çështje burgu. Ka vepër penale, me aq sa shohim në video mund të jetë cdo gjë mund të jetë asgjë. Ka përdror drogë dhe si përdurues nuk është vepër penale. Pra kur ata rrëmojnë gjennë edhe gjëra të tjera. Kjo është histori Shqipërie që nuk mbaron kurrë.
Duke bërë shurrë në në publik prap do të hetoje SPAK-u. SPAK duhet të merret me zyrtarët e larte. Unë nuk mendoj se ky është rasti tipik i SPAK-ut. Testi real i SPAK është ç’bëhet me paranë publike. A përdor drogë, Hasani, Hyseni apo Alla kush është esëll dhe kush është i dehur në këtë vend, por prap insistoj që zyrtarë të kësaj natyre gjesti i parë që bëjnë është largohen menjëherë nga detyra. Por jo të tregohesh i fortë, unë jam këtu. Por kur thotë më kanë bërë shantazh. Nese zotëria thotë që më kanë bërë shantazh do të thotë se pranon që është ai.
Sot shoh që të gjitha arsyet nuk janë të Artan Hoxha dhe as te televizioni por te Ervin Salianji.
Po për ta bërë politike. Kryebashkiakja e Durrësit bëri një lapsus. Ajo iku, ose i thanë, se vetë nuk ikte. Të njëjtën gjë duhet të bënte Rama edhe me kryetarin e Bulqizës.
Si e shihni testin e drogës, ne jemi në kushte specifike?
Kush është qëllimi i këtyre ngarkesave është që ti të sigurosh që në zyrat e shtetit hyjnë njerëz të përgjegjshëm. Nuk duan ta bëjnë.
A nuk ka pak betejë politike këtu, duke u nisur nga akuzat që e bënin kryeministrin përdorues droge?
Mund të zgjidhet njësoj sic bën ministri me testin e idiotit. Pra njerëzve ua bënkemi këtë testin ndërsa ketyre jo nuk ua bëjmë dot.
/abcnews.al