Një grup aktivistësh anti-rusë dhe ish-politikanë të Moskës janë mbledhur në Poloni për të diskutuar mbi largimin e presidentit rus Putin dhe ‘eliminimin fizik’ të liderit të Kremlinit, shkruan Daily Mail.
Grupi, i cili u takua në Jablonna afër kryeqytetit polak të Varshavës gjatë fundjavës, ranë dakord se një revolucion ose një luftë civile ishin mënyrat e vetme për të hequr Putinin nga pushteti, me disa prej tyre që sugjeruan se lideri i Kremlinit “duhet vrarë”.
Aktivistë të tjerë, si avokati Alexei Baranovsky, thanë se ata që i qëndruan besnikë Putinit gjatë gjithë luftës në Ukrainë gjithashtu duhet të vriten, raporton gazeta polake Gazeta Wyborcza, ndërsa ish-politikani rus Viacheslav Maltsev vuri në dukje se si mund të ndodhte një revolucion duke pasur parasysh se disa nga kundërshtarët e Putinit janë përfshirë tashmë në një ‘luftë guerile’ që synon t’i japë fund agresionit në Ukrainë.
“Qëllimi kryesor është të eliminohet fizikisht Putini”, tha gjatë takimit Maltsev, i cili u largua nga Rusia pasi Kremlini e akuzoi atë si një “ekstremist” për kundërshtimin e qeverisë.
Maltsev shtoi se vrasja e Putinit do të çonte në një luftë civile, por “nuk do të ishte aq e përgjakshme sa lufta në Ukrainë”, por disa nga ish-politikanët rusë dhe aktivistët anti-Kremlin ishin kundër një plani për vrasjen e Putinit, duke thënë në vend të kësaj se lideri rus duhet t’u dorëzohet gjykatave ndërkombëtare për një gjyq për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Mbledhja e aktivistëve në Poloni është një shembull tjetër i rritjes së ndjenjës anti-Kremlin, me trupat e Putinit që organizojnë rebelime kundër luftënxënësit për dërgimin e tyre në vijën e parë me mungesë furnizimesh dhe pajisjesh. /express.