Blogerja e famshme e bukurisë Huda Kattan na tregon se si t’i eliminojmë pikat e zeza me një furçë dhëmbësh!
Huda sugjeron procedurën e mëposhtme:
- Lyejeni një copë pambuku në ujë të ngrohtë dhe vendoseni në hundë për të zbutur zonën dhe për të hapur poret.
- Vendosni në një lugë gjelle gjysmën e sasisë së sodës së bukës dhe gjysmën e sasisë së pastës së dhëmbëve. I vendosim në një tas. Shtoni 1 lugë gjelle ujë dhe përzieni mirë.
- Merrni një furçë dhëmbësh të pastër, zhyteni në përzierje dhe fërkojeni mirë (jo fort, jo shumë butësisht) në zonën e hundës.
E gjithë procedura do të eksfolojë hundën dhe do të eliminojë pikat e zeza! Sa më shumë kohë ta bëni (mos e teproni dhe krijoni irritim) aq më i mirë është rezultati!/abcnews.al