“Duhet rikthim gradual, seancat stërvitore mund të sjellin rreziqe”

schedule14:58 - 29 Prill, 2020

schedule 14:58 - 29 Prill, 2020

Qeveria italiane vendosi të marrë të njëjtën masë, sikurse Spanja, për sa i përket seancave stërvitore. Shteti fqinj vendosi të lejojë stërvitjen e lojtarëve, por në distancim social nga data 4 deri në 18 maj. Gjithsesi kjo nuk i duket një ide e mirë Presidentit të Sindikatës së Lojtarëve, Damiano Tommasit.

“Nuk ka pikë logjike. Nuk jam i mendimit për ta anuluar sezonin fare, por edhe të lejosh stërvitjen individuale ose në grupe të vogla të lojtarëve më duket e çuditshme. Bëhet fjalë për shëndetin e lojtarëve dhe stafeve, pasi kjo mund të përbëjë një rrezik të madh për ta”, deklaron italiani për “La Gazzetta dello Sport”.

“Jam i bindur se çdo klub po kujdeset se lojtarët e tyre të jenë në formë dhe më shumë se 80% e klubeve kanë krijuar programe ditore për ta. 13 ndeshjet e mbetura? Gjithçka duhet të fillojë gradualisht. 13 ndeshje në vetëm 6 javë mund të sjellë shumë dëmtime fizike”, vazhdon Tommasi.

“Nëse aktiviteti fillon, atëherë duhen bërë teste herë pas here. Futbolli ka një rol pozitiv në shoqëri dhe nëse fillon do na bëjë mirë të gjithëve, edhe nëse luhet me dyer të mbyllura. Duhet të bëhemi gati dhe të shpresojmë që të kemi vetëm lajme të mira”, mbyll Presidenti i Sindikatës së Lojtarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!