Stefano Pioli shijon suksesin ndaj Atalantës, fitore kjo që e afron Milanin drejt fitimit të Scudetto-s, pasi tashmë kuqezinjve u duhet vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampion, gjithmonë nesë Inter fiton ndaj Cagliarit, në të kundërt festa nis që sonte.
Pas kësaj fitoreje, trajneri Pioli theksoi se pavarësisht se u duhet një pikë, ka akoma punë për të bërë.
“Është një vit që na dhuruar emocione, ishte e drejtë të thoshim lamtumirë. Puna nuk ka mbaruar ende, duhet të bëjmë mirë edhe javën e fundit siç kemi bërë deri tani, me qetësi dhe vendosmëri.
Jam shumë i kënaqur me ndeshjen, kemi punuar shumë mirë në fazën mbrojtëse ndaj skuadrës që krijon më së shumti në Serie A.
Kjo fitore është një shpërblim për të gjithë lojtarët e mi. Ajo që më bën më shumë krenar është disponueshmëria.
Unë mund ta bëj atë që dua në fushë dhe atyre u pëlqen kjo mënyrë e përgatitjes për ndeshjet. Është një kënaqësi e madhe. Tani një javë tjetër punë dhe pasion”, ka theksuare Pioli. /f.a/abcnews.al