“Duhen këllqe për Shqipërinë”, legjenda polake tregon vështirësinë e ndeshjes së sotme

schedule10:44 - 27 Mars, 2023

schedule 10:44 - 27 Mars, 2023

Humbja ndaj Republikës Çeke ka bërë që tekniku i kombëtares së Polonisë, Fernando Santos, të bëhet një objektiv sulmesh nga komentet negative të opinionit publik, por edhe figurave të shumta të futbollit polak ndër vite.

Zbigniew Boniek, një nga lojtarët më të njohur të futbollit polak, ka reaguar gjithashtu duke shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën në kombëtaren e Polonisë, ku sipas tij ata duhet të tregojnë vlerat e tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë e cila do të luhet sot në mbrëmje.

“Si mund ta marrësh veten nga kjo situatë? Duhet të fitosh dhe nuk do të jetë e lehtë. Duhet pak karakter dhe këllqe. Kjo është koha e analizës.

Tani ‘operacioni Shqipëria’”, shkruante legjenda polake në rrjetet sociale. Humbja ndaj Çekisë me rezultatin 3-1 para pak ditësh bëri që komentet mbi kombëtaren e Polonisë të ishin të forta./ h.ll/abcnews.al