“Duhej të kishin ‘pushtuar’ vetëm Kievin,” habit Berlusconi: Putinin e shtynë rusët e ministrat që të niste “operacionin ushtarak”

schedule10:35 - 23 Shtator, 2022

schedule 10:35 - 23 Shtator, 2022

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi duket se ka bërë disa deklarata kontroverse rreth luftës “në emër të presidentit rus Vladimir Putin. Reuters e citon të ketë thënë se Putini u shty nga populli rus, nga partia e tij e nga ministrat e tij për të shpikur këtë “operacion special”, tha Berlusconi, duke përdorur formulimin rus për luftën.

Plani i Rusisë fillimisht ishte të pushtonte Kievin “brenda një jave”, të zëvendësonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy me “një qeveri me njerëzit e duhur dhe më pas të largohej javës tjetër”, shtoi ai.

Po ashtu, mesa duket Berlusconi nuk e ka kuptuar se përse u përhapën nëpër Ukrainë kur mund të kishin qëndruar, sipas tij, vetëm në Kiev.

 “Unë as nuk e kam kuptuar pse trupat ruse u përhapën rreth Ukrainës, ndërsa në mendjen time ato duhet të kishin ngecur vetëm rreth Kievit.” /abcnews.al/