Ish kapiteni legjendar i Chelseat, John Terry, foli për karrierën e tij në një paraqitje ku është ndalur te ish-dyshja e skuadrës, Mohamed Salah dhe Kevin de Bruyne.
Salah luajti te Chelsea nga viti 2014 deri në 2016, kur mbërriti te Chelsea nga Basel, por ai nuk u imponua te klubi londinez dhe përfundoi në huazim te Fiorentina dhe Roma. Në anën tjetër, Kevin de Bruyne luajti në Chelsea nga 2012 deri në 2014 ku u dërgua në huazim te Werder.
“Ky është zhgënjimi im i vetëm si kapiten, sepse mendoj se më vonë u përshtata me atë rol me kalimin e kohës. Nuk i dhashë De Bruyne dhe Salah mbështetje të mjaftueshme”.
“Kur ata ishin në Chelsea, unë ndoshta isha shumë i rreptë dhe kërkoja disiplinë në ekip. Ajo që ata nuk përshtateshin në skuadër ishte ndoshta shenja e parë që kishin nevojë për rehati, dikë me të cilin të uleshin dhe të flisnin”.
“A mund t’i kisha ndihmuar të bënin më mirë? Unë mendoj për këtë sepse ata kanë bërë shumë në karrierën e tyre pas kësaj. Jam i zhgënjyer me veten si kapiten, por jam i kënaqur që ata u bënë ata që janë. Kurrë nuk kanë thënë se do të arrinin atë nivel kur luanin te Chelsea”, ka thënë Terry.
Salah është kthyer te Liverpooli në një legjendë, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me De Bruynen./ h.ll/abcnews.al