Vitet e fundit jemi mësuar me duelin mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Sfida mes tyre arriti kulmin kur portugezi luante për Real Madrid dhe në përballjet në ‘El Clasico’ bota mbante frymën. Gjithsesi edhe pas largimit të Ronaldos nga Spanja, sfida mes tyre vazhdon në distancë.
Kapiteni i Barcelonës arriti t’i japë fitoren ekipit të tij ditën e djeshme në sfidën kundër Real Sociedad. ‘’Pleshti’’ shënoi golin e fitores ,duke i rikthyer katalanasit në krye të La Liga. Me golin e shënuar 32-vjeçari shkon në kuotën 438 golave në 474 ndeshje. Kjo do të thotë se Messi tashmë është golashënuesi më i mirë në pesë kampionatet më të forta të Europës.
Rivali i tij është në kuotën e 437 golave në 540 paraqitje. Ronaldo do të zbresë sonte në fushë, ku Juventusi i tij do të presë Interin në Torino. Portugezi duhet të shënojë në mënyrë që të barazojë argjentinasin. Dueli mes tyre vazhdon. /abcnews.al
438 – @FCBarcelona‘s Lionel Messi has become the all-time top-scorer in the top five European leagues (438 goals in 474 appearances), surpassing Cristiano Ronaldo (437 in 540). Battle. pic.twitter.com/konZO1J8Pr
— OptaJose (@OptaJose) March 7, 2020