Juventusi është gati për duelin e mbrëmjes kundër Lyon (21:00). Bardhezinjtë duhet të përmbysin humbjen 1-0 në Francë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, teksa Maurizio Sarri ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për “finalen” e parakohshme.
Trajneri ka grumbulluar edhe Paulo Dybala. Fantazisti është përballur me një problem muskulor dkëto ditë dhe do të ulet në pankinë. Ai mund të aktivizohet vetëm në rast se do të rrezikohej kualifikimi, diçka që do e detyronte Sarrin të rrezikonte duke e hedhur në fushë.
Gonzalo Higuain pritet ta nisë si titullar përkrah Cristiano Ronaldos. Jashtë Douglas Costa dhe De Sciglio për probleme fizike, ndërsa janë grumbulluar me ekipin e parë dhe të rinjtë Muratore e Olivieri. /abcnews.al
Ecco i convocati bianconeri per la sfida di questa sera!
?⚪⚫#JuveOL#JuveUCL #FinoAllaFine pic.twitter.com/HIWH0oWZwX— JuventusFC (#Stron9er ?????????) (@juventusfc) August 7, 2020