Dueli ndaj Juves: Ibra dhe Castillejo “out”, Pioli ka një plan për sulmin

schedule15:20 - 6 Qershor, 2020

schedule 15:20 - 6 Qershor, 2020

Milani do zbresë në fushë ditën e premte (12 qershor). Kuqezinjtë e rinisin me gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Juventusit. Takimi i parë i zhvilluar në “San Siro”, u mbyll në barazim 1-1 dhe djemtë e Piolit do të japin gjithçka për t’u kualifikuar në finale.

Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm të pezulluarit Ibrahimovic dhe Castillejo. Sulmi pritet t’i besohet Rebic dhe Leaos. Kjo dyshe ka luajtur vetëm njëherë së bashku nga minuta e parë, pikërisht në ndeshjen kundër Hellas Verona, që u mbyll 1-1.

Pas tyre do të veprojë Hakan Calhanoglu dhe trajneri Pioli do të punojë gjatë gjithë javës me këta lojtarë. Sulmi është i rëndësishëm, Milani duhet të shënojë për të kaluar në finale dhe kuqezinjtë po punojnë fort për të qenë gati për duelin ndaj bardhezinjve. /abcnews.al