Kosova do të luajë nesër në mbrëmje (20:45) ndeshjen më të rëndësishme në histori. Dardanët do të përballen në Plzen me Çekinë vendase, rivalin kryesor për vendin e dytë në grupin A. Anglia kryeson me 15 pikë, Çekia renditet e dyta me 12 pikë, ndërsa Kosova ndjek me një pikë më pak.
Ky duel do të përcaktojë shumë për skuadrën e dytë që do të kualifikohet në Euro 2020. Jaroslav Silhavy, trajneri i Çekisë, ka shprehur për mediat vendase problemin kryesor në lidhje me përgatitjen e kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Patrick Schick është mungesa e madhe e vendasve dhe trajneri ka dy opsione për zëvendësimin e sulmuesit të Leipzig.
“Përgatitjet janë më të shkurta se zakonisht. Kemi më pak kohë për gjëra taktike. Kemi vetëm edhe pak kohë, nesër do të stërvitemi në terrenin ku do të zhvillohet ndeshja. Zëvendësuesi i Schick? Libor Kozak dhe Martin Dolezalin mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira të mëdha në lojë pa top,” ka bërë të ditur Silhavy. Kosova do të udhëtojë sot drejt Çekisë, teksa Vedat Muriqi nuk ka arritur të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme. /abcnews.al