Marash Kumbulla dhe Lazio duken më parë. Klubi romak fillimisht ofroi 17 milion euro plus kartonin e Andre Anderson, ofertë që për Hellas Verona është e pamjaftueshme. “Corriere dello Sport” raporton se oferta e Lazios është rritur nga e para dhe tani presin një përgjigje.
Interi shikohet si rivali më serioz për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare. Zikaltrit kanë ofruar deri në 23 milion euro dhe klubi i Kumbullës nuk është dorëzuar. Ata e dinë se kanë një xhevahir në gjirin e tyre dhe kërkojnë të përfitojnë maksimalisht.
Veç faktit që Lazio e ka rritur ofertën, ka të reja edhe nga Interi. Në Itali, tentativat e Interit për të blerë mbrojtësin Nikola Milenkovic të Fiorentinës i japin më shumë shanse klubit kryeqytetas që të bëjë tijin Kumbullën. /abcnews.al