Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, mesfushori shqiptar Kevis Gjeçi ka ndarë emocionet për rrugëtimin e tij në PSG.
Kevis Gjeçi është bërë futbollisti shqiptar që shënon golin historik ndaj PSG.
“Ne e dimë që PSG është një nga ekipet më të forta dhe duhet të shfrytëzonim çdo moment. Ishte një goditje me kokë, nuk e prisja të shënoja. Ekipi im është ekip gjysmë profesionist dhe deri tani kemi fituar tetë ndeshje. Në janar të vitit 2018 u zhvendosa drejt Francës pasi luajta një vit në Librazhd. Në Francë luaj në ekipin e liga 5, por së shpejti mendoj të vazhdoj karrierën më tej”, ka thënë ai.
/abcnews.al/


