Dueli i Shqipërisë/ Martini do Roshin titullar, Shehi tregon dilemën e vetme

schedule23:08 - 3 Shtator, 2020

schedule 23:08 - 3 Shtator, 2020

Edi Martini dhe Orges Shehi janë dy nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ndeshja e Shqipërisë në Nations League kundër Bjellorusisë në Minsk (e premte, 20:45), është tema e bisedës dhe analizave.

Trajneri i Teutës ka një dëshirë dhe e shpreh atë. Shkodrani e sheh mirë ekipin në fazën defensive, por shpreson të shohë Odise Roshin nga minuta e parë, një ndër lojtarët më të mirë kuqezi në aspektin sulmues.

Shehi e sheh si skemën e duhur, kuqezinjtë kanë prodhuar lojëra të mira me 3-5-2, teksa e vetmja dilemë e ish-trajnerit të Kukësit është krahu i majtë, aty ku pritet ta nisë si titullar Lorenc Trashi.

MARTINI – “Jemi 3-5-2, por kthehemi shumë shpejt në 5-4-1. Ajo që dua unë, në aspektin si futbollist, është që të shoh Roshin në lojë, sepse është një ndër më të rrezikshmit në fazën ofensive. Roshi konsumohet shumë në aspektin mbrojtës, sulmuesit vrapojnë, janë me muskuj dhe ndihmojnë ekipin në mbrojtje. Me Trashin dhe Hysajn jemi mirë në fazën defensive. Në aspektin ofensiv, kemi shumë pak lojtarë që shkojnë te goli”.

SHEHI – “Nuk jam i surprizuar, trajneri e ka hedhur që në fillim modulin 3-5-2. Ka shkuar mirë, pasi ekipi ka luajtur mirë me këtë skemë. Mund të shkosh me shumë forca në sulm, por të jep siguri edhe në aspektin defensiv.

Mendoj se është skema e duhur. Nuk e di se si do të shkojë Trashi në krahun  e majtë duke parë mungesën e Lenjanit, pasi ky modul i konsumon shumë lojtarët e krahut”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!