Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dueli i Juventusit ndaj Bologna, Sarri grumbullon sërish sulmuesin shqiptar

schedule11:56 - 22 Qershor, 2020

schedule 11:56 - 22 Qershor, 2020

Juventus do të rikthehet të luajë në Serie A sonte në mbrëmje. Bardhezinjtë do të përballen jashtë fushe me Bolognan e Mihajlovic, një ndeshje aspak e lehtë. Kampionët e Italisë duhet të reagojnë dhe fitorja është i vetmi ilaç që shëron “plagët” e krijuara kohët e fundit.

Maurizio Sarri ka publikuar listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për duelin e orës 21:45. Trajneri ka vendosur të marrë me vete edhe Giacomo Vrionin, siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e zhvilluara në Kupën e Italisë.

Sulmuesi shqiptar nuk ka debutuar akoma me “Zonjën e Vjetër” dhe shpreson që të ndodhë sonte diçka e tillë. Gonzalo Higuain mungon, sulmi pritet t’i besohet treshes Ronaldo-Dybala-Douglas Costa, ndërsa 21-vjeçari Vrioni mund të përfitojë disa minuta në pjesën e dytë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!