Në studion e emisionit “Log.” me Endri Xhafon po diskutohet çështja e përballjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët duket se janë në duelin e fundit.
Ndërkohë, që ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të njoftojë datën e thirrjes së Kuvendit, Edith Harxhi beson se kjo gjë do të ndodhë. Sipas saj Kuvendi do të mblidhet.
“Nëse shihni sot sesi është numri i delegatëve dhe është mbi 2/3. Kuvendi mund të mblidhet. Trashja e zërit nga Basha tregon dobësinë e tij politike. Është e pashmangshme mbledhja e Kuvendit,” tha ajo.
Për Fatbardh Kadillin, kriza në PD do të thellohet dhe se zgjidhja nuk vjen as nga Basha dhe as nga Berisha.
“Mbledhja e Kuvendit sepse njerëzit firmosin i jep legjitimit pavarësisht se kryetari e bllokon ligjërisht. Këto të dyja do përballen asnjë palë nuk do tërhiqet. Basha do të mbrohet pas vulës. E parashikoj si një krizë që do thellohet. As Basha dhe as Berisha nuk janë zgjidhja. Thelbi i qëndrimit tonë është i qartë as njëri dhe as tjetri nuk janë zgjidhja për PD. Nëse Basha është problemi, Sali Berisha është shkaku,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al