Nigeria ia doli të frenonte Brazilin në miqësoren e djeshme. 1-1 përfundoi sfida e zhvilluar në Singapor, atu ku shënuan Aribo për afrikanët dhe Casemiro për 5 herë kampionët e botës.
Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, debutoi me kombëtaren e vendit të tij. 23-vjeçari i Slavia Prague u hodh në fushë një minutë përpara fundit në vend të Samuel Chukwueze.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe gjatë pjesës së parë u zhvillua një përplasje në zonën braziliane. Disa lojtarë kërcejnë fort për të kapur topin, që largohet me kokë nga Marquinhos. Ajo që bie në sy është potenca e Oluwasemilogo Adeseëo Ajayi.
Mbrojtësi i West Bromwich Albion arriti të hedhë në tokë tre lojtarë të Brazilit. Në fund u rrëzua edhe vetë dhe u dëmtua. Asgjë serioze dhe Ajayi vazhdoi sërish lojën me qëllimin për të frenuar sulmet e ekipit të Tites. /abcnews.al