Dueli Berisha-Basha, pedagoget analizojnë PD-në dhe pasojat

schedule16:34 - 15 Janar, 2022

schedule 16:34 - 15 Janar, 2022

Nga Erneta Shevroja

Një përplasje atipike, jo të zakontë dhe deri diku shkatërrimtare për Partisë Demokratike, e cilësojnë  pedagogët e shkencave politike konfliktin mes Berishës dhe Bashës.

Është një betejë për lidership, jo tipike në këndvështrimin tim”, ka thënë Erlis Çela.

Nuk ka asnjë përplasja ideologjiike. Humbja e radhës e Bashës në zgjedhje, është burimi i përplasjes.

Motivi lidhet me çështjen e zgjedhjeve dhe të qenurit në pushtet”, ka thënë  Klejd Kellici.

Si për Bashën dhe Berishën, qëndron një motiv personal për të qenë në krye të PD, thotë pedagogu i Komunikimit Erlis Cela.

Berisha kërkon rimarrjen e asaj partie për të pasur një pozitë më të fortë përball ndërkombëtarëve”.

Qeveria forcohet edhe më shumë, thekson Klejd Këlliçi, ndërsa PD-ja, që nga protesta e 8 janarit, rrezikon të perceptohet si shtojcë e pushtetit.

Ky lloj procesi mund ta kthente PD në një parti satelitë. Ky është rreziku më i madh. PD është e diskredituar në procesin  e të  bërit opozitë. Dyshimi mbi opozitën do të jetë shumë i madh. Abstenim tek opinioni për të mos e votuar”, ka thënë petagogu Këllici.

Vështirë të ndodh, por Bashës i ngelet vetëm një rrugë zgjidhje.

“Nëse Basha do të qëndrojë në krye të PD, edhe pas kësaj përplasje, ati i duhet të rishpik veten”, ka thënë Çela.

Vota është e vetmja që mund të jap zgjidhje përfundimtare.

Konfliktet ne një sistem demokratik zgjidhen përmes votës”, shprehet Këlliçi.

Situata në PD sipas pedagogëve është një tregues i nivelit të demokracisë në vend.

Ne i shikojmë që lidershipi politikë rishfaq ose prezanton riminishenca e  diktaturës, me karakteristika të hapur autoritare që nuk pranon demokracinë e brendshme”, ka thënë  pedagogu Çela.

A mund të lind një lëvizje të re politike:

 “Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli unë nuk shoh të dalë diçka e re të PD në apo në skenën politike shqiptare”, është shprehur ndër të tjera Çela./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!