Kanë përfunduar duelet “play-out” të Kategorisë së Parë. Sfida Besëlidhja-Erzeni ishte spektakolare në grupin A. Takimi i luajtur në Lezhë, përfundoi në barazim 4-4! Rezultati nuk kishte aspak rëndësi, pasi Partizani B dhe Veleçiku do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, ndërsa në “play-out” shkon Oriku.
Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Veleçikut dhe Orikut, përfundoi me suksesin 2-3 të skuadrës labe. Një duel u luajt edhe në grupin B, aty ku janë mbyllur llogaritë. Lushnja iu fal golit të Gjylës për të thyer 1-0 në shtëpi Turbinën.
Luftëtari dhe Elbasani do detyrohen të garojnë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, ndërsa kuqezinjtë e Flamurtarit do të luajnë finalen e “play-out”, për të evituar rrëzimin e turpshëm në divizionin e tretë të futbollit shqiptar. /abcnews.al