Ish-trajneri i Interit, Alberto Zaccheroni, është rikthyer të flasë për zikaltrit në prag të derbit me Milanin. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, italiani flet për duelet mes lojtarëve si dhe vlerëson maksimalisht Romelu Lukakun, duke e konsideruar atë si të pamarkueshëm.
“Unë mendoj se Lukaku së bashku me Cristiano Ronaldon janë sulmuesit më të fortë në Serie A. Nuk e di se kush mund të jetë në gjendje ta markojë Lukakun. Nuk ka asnjë në kampionat që mund ta ndalë, pa ndihmën e shokëve të ekipit. Për sa i përket Eriksen po e shikoj ndryshe nga më parë. Kur luante për Ajax e Tottenham arrinte t’i zgjidhte ndeshjet, ndërsa tani nuk e bën”, deklaron italiani.
“Duelet në derbi? Fillimisht kemi Lautaron me Kjaer. Ky i fundit ka patur kohë më të mirë, ndërsa Martinez po bën shumë mirë kohët e fundit. Është shumë i vendosur dhe ka fituar besim. Simon duhet të punojë më shumë, por ka më tepër përvojë dhe është rikuperuar nga dëmtimi. Për sa i përket Kessies e Barellës ia vlen të shikohet ndeshja për ta.
Për Ibrahimovic nuk kam çfarë të them, pasi nëse ai është në formë nuk mund ta ndalë askush edhe pse De Vrij më pëlqen. Portierët? Donnarumma dhe Handanovic janë ndër dy gardianët më të mirë në qarkullim. Përveç disa gabimeve të sllovenit mund të kesh besim tek të dy”, përfundon Zaccheroni. /abcnews.al