Duele të zjarrta në çerekfinale, çfarë rezervon shorti i Champions League

schedule23:21 - 8 Gusht, 2020

schedule 23:21 - 8 Gusht, 2020

U kompletuan tetë skuadrat që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Champions League dhe çiftet e këtij raundi. Champions League do të zhvendoset në Lisbonë tashmë, kryeqytetin e Portugalisë.

Barcelona dhe Bayern Munchen  ishin ekipet e fundit që u kualifikuan dhe do të ndeshen mes tyre për një biletë në katër më të mirat e Evropës.

 

Duelet në Champions League

Manchester City-Lyon është dueli tjetër, fituesi i të cilit do të sfidojë në gjysmëfinale atë që triumfon në Barcelona-Bayern Munchen.

Në sfidat e tjera bie në sy përballja PSG-Atalanta dhe Atletico Madrid-Leipzig. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen mes tyre në gjysmëfinale. /abcnews.al