Sërish nuk do ta donin këtë sfidë.
Gjithsesi, nëse dëshiron të fitosh trofe të mëdhenj do të provosh gjithçka, edhe përballje me teniste nga vende që nuk janë shumë miqësore.
Numri 1 I botës për femra, Arina Sabalenka, I siguroi vetes gjysmëfinalen e radhës së një Grand Slemi, e pikërisht atë në Australian Open, duke kaluar pa probleme amerikanen e re, Iva Jovic, ndërsa në katërshe do të ketë si sfidante ukrainasen, Elina Svitolina.
Sabalenka, një teniste e shkëlqyer nga Bjellorusia kaloi lehtë talentin e ri Jovic, e cila shkaktoi ndonjë të papritur në këtë turne.
Rezultati 2-0 u arrit me setet 6-3 e 6-0, e sidomos seti I fundit ishte si një shëtitje në bulevard.
Ndërkaq, Svitolina mund të thuhet se tejkaloi parashikimet.
Tenistja nga Odesa mundi papritur shumë lehtë amerikanen tjetër, Koko Gaf.
Rezultati ishte disi I pabesueshëm për një rivale që ka fituar dy Grand Sleme, si 21-vjeçarja amerikane.
Gjithsesi, Svitolina ia doli 6-1 e 6-2.
Pritet që dueli në Arenën Rod Lejvër të jetë I mbushur me urrejtje, ose të paktën me antipati, pasi në Ukrainë nuk pëlqehet aspak roli që Bjellorusia luajti në fillim të agresionit rus, dhe mbështetja që Minsku vazhdon t’i japë Moskës.


