Presidenti polak Andrzej Duda tha sot se vendi i tij është “gati” të mirëpresë armët bërthamore në territorin e tij nëse NATO, anëtare e së cilës është Polonia, vendos të forcojë krahun e saj lindor.
“Nëse aleatët tanë bien dakord për vendosjen e armëve bërthamore në territorin tonë për të forcuar sigurinë e krahut lindor të NATO-s, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, tha Duda.
Krahu lindor i NATO-s po përballet me vendosjen e armëve të reja ruse në Kaliningradin fqinj, si dhe në Bjellorusi.
/abcnews.al