Policia irlandeze sekuestroi kanabis me vlerë rreth 4 milionë euro. Garda ndaloi një makinë në Balbriggan, Dublin, pak pas orës 19:00 me orën lokale të së premtes.
Gjatë kontrollit ata gjetën 187 kg kanabis të papërpunuar dhe 30 kg kanabis të përpunuar.
Një burrë rreth të 20-ave u arrestua dhe po mbahet nën arrest për t’u marrë në pyetje në një stacion garda në veri të Dublinit.
Policia thotë se hetimet janë në vazhdim.