Dubai nis ndërtimin e ‘qytetit marsian’ në mes të shkretëtirës (FOTO)

schedule09:01 - 21 Qershor, 2020

schedule 09:01 - 21 Qershor, 2020

Një grup arkitektësh kanë nisur të hartojnë një ‘qytet marsian ‘, të cilin planifikojnë ta ndërtojnë në shkretëtirë në Dubai. “Mars Science City” është planifikuar të ketë një sipërfaqe 176 000 metra katrorë, që do të kushtojë rreth 135 milionë dollarë.

Megjithatë, për arkitektët ky projekt paraqet sfida të mëdha, pasi për të ndërtuar një qytet të tillë ka një sërë problematikash, siç janë atmosfera e hollë, që shndërron çdo lëng në gaz dhe temperatura, që në Mars është -63 gradë celsius.

 

qyteti i Shkencës së Marsit në fazën e parë Mars bazë

 

Jakob Lange, partner në Bjarke Ingels Group, tha për CNN tha se përsa i përket temperaturës dhe presionit të ajrit, qyteti marsian do të përbëhet nga biodome të mbuluara me një membranë polietileni transparente, dhe me oksigjen duke përdorur energji elektrike në pjesën nëntokësore.

 

qyteti dubai mars science 2

 

‘Qyteti marsian’ është ende në fazën e konceptimit, dhe nuk është përcaktuar projekti përfundimtar, por mendohet se do të përmbajë të paktën një strukturë arsimore, muze, një amfiteatër dhe një hapësirë ndërveprimi. /abcnews.al

 

 

qyteti i shkencës mars, muzeu i fazës së parë muze nën ujë

 

qyteti dubai mars Science 3

Mars Shkolla akuaponikë në fazën e parë

 

Mars Shkolla ekspozitë e fazës së parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!