Dubai e liroi, Florenc Çapja i dërgon e-mail GJKKO-së dhe “gjen” punë në Emiratet e Bashkuara

schedule17:06 - 28 Korrik, 2021

schedule 17:06 - 28 Korrik, 2021

Nga Ermal Vija

Florenc Çapja, i akuzuar nga autoritetet në Shqipëri si organizator i vrasjes së  babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një e-mail, Gjykatës së Posaçme. Ai kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga ajo e xhaxhait të tij, Ardian Çapja dhe anëtarëve të tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në e-mail, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij.

Pas marrjes së kësaj kërkese gjykata vendosi të shtyjë seancën. Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!