Duartrokitje për Mandzukic nga Milani, gjest tjetër për t’u vlerësuar

schedule21:58 - 27 Maj, 2021

schedule 21:58 - 27 Maj, 2021

Mario Mandzukic është larguar si zotëri i vërtetë nga Milani. Sulmuesi kroat nuk ka falur vetëm pagën e muajit mars, por edhe të prill dhe majit.

Mandzukic nuk mundi të kontribuonte sa donte te Milani, pasi luajti në 10 ndeshje dhe vetëm një e nisi si titullar.

Në këto kushte ai ka menduar të falë tre pagat, që do të shkojnë për “Fondacionin Milan” dhe do të shpenzohen për projektet e tij me të rinjtë.

Mandzukic u largua me fjalët më të mira nga Milani, teksa në momentin e ndarjes në rrjetet sociale shkruante: “Ishte kënaqësi të luaja për AC Milan. U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që më dha mundësinë, stafit trajner për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës, të cilët nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyeshëm, por një grup i madh djemsh.

Jam i lumtur që kemi arritur ta kthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Champions League ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm të mira në të ardhmen”. /abcnews.al