Ardian Saraçin nga Kukësi e gjen çdo ditë duke riparuar. Në duar ka riparimin dhe mprehjen e zinxhirëve të një motorsharre.
Moment që kërkon qetësi, përqëndrim dhe rregulla strikte të sigurimit teknik.
I riu pasionin për riparimet e pajisjeve të kopshtarisë e ka marrë nga I ati, e më pas u profilizua si mekanik.
Ardiani thotë se që I vogël ndiqte të atin dhe tregohej I vëmendshëm kur punonte, duke e marrë si profesion e të cilin e ushtron prej 10 vitesh.
Pavarësisht atë çfarë mëson në shkollë, Ardiani thotë se praktika e bën solid profesionin.
Ndihet mirë në këtë zanat. Edhe pse I ri në moshë ka arritur të bëhet një profesionist I zoti e të përqafojë teknologjinë.
Thotë se riparon çdo lloj defekti në pajisje të tilla.
Ngarkesa është e përditshme, por sezonet kanë kërkesat më të shumta.
Për Ardianin fitimi I besimit tek klientët është prioritet, ndërsa fillimi ishte I vështirë.
Për të, përgjegjshmëria e një mekaniku duhet të jetë vetëm për punën e saktë dhe shërbimin ndaj klientit.
Emigrimin nuk e ka parë si opsion, duke investuar e ndërtuar jetën pranë familjes së tij në Kukës.
Jo vetëm pajisje motorrike, por pjesë e punës së tij janë edhe riparimet e gjeneratorëve, korrësve të barit e pajisje që kanë sisteme të tilla funksionimi përtej kopshtarisë.


