Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“DUART LART”/ Kënga që lindi nga dhimbja e luftës dhe u kthye në klithmë

schedule10:32 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 10:32 - 25 Dhjetor, 2025

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, kantautori Vlashent Sata solli jo thjesht një këngë të re, por një histori tronditëse njerëzore që shndërrohet në art.

“Duart Lart” është kënga e tij më e re, një vepër që buron nga një imazh i vetëm lufte, një imazh që nuk të lë të qetë dhe që, sipas artistit, “nuk të largohet më nga mendja”.

Frymëzimi i këngës vjen nga pamje reale të transmetuara nga reporterët e luftës: një fëmijë rreth 10 vjeç, i pambrojtur, përballë dhunës. Një moment që në dukje zgjat pak sekonda, por që mbart peshën e një tragjedie të tërë njerëzore. “Në pamje të parë dukej sikur po e trembnin… pastaj ndodhi ajo që nuk e pret,” rrëfen Sata me zë të ulët. Një skenë që përçon dhimbje, frikë dhe pafuqinë e plotë të një fëmije në mes të luftës.

Ky imazh e tronditi thellë artistin, jo vetëm si krijues, por si prind. “U mbylla në shtëpi që të mos më shihte djali im 3-vjeçar,” tregon ai. Çdo herë që mbyllte sytë, i shfaqeshin imazhe të luftërave që kanë shënuar edhe historinë shqiptare: 1997-a, lufta e Kosovës, plagë kolektive që ende nuk janë mbyllur plotësisht.

Mes lotëve dhe heshtjes, Vlashent Sata u ul në piano. Aty lindi “Duart Lart”. “Për mua ishte sikur t’i qëndroja pranë atij djali, në momentin kur priste të atin me duart lart,” shprehet ai. Kënga nuk është thjesht protestë, por një akt empatie, një lutje e heshtur për jetën dhe njerëzoren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!