“Duam titullin”, Rabiot i lumtur me barazimin ndaj Inter: Rezultat i mirë

schedule14:16 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 27 Nëntor, 2023

Juventus e Inter, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, në “Derbin e Italisë”, të zhvilluar mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë, duke lënë kështu gjithçka të hapur, për garën e titullit kampion, në këtë edicion të Serie A.

Pas ndeshjes tejet i lumtur për rezultatin e marrë, nga kjo përballje tejet e vështirë ndaj “zikaltërve” u duk të ishte edhe “katalizatori” francez i mesfushës, Adrien Rabiot, i cili u shpreh se qëllimi i vetëm i “Zonjës së Vjetër” këtë sezon është fitimi i titullit kampion.

“Rezultat i mirë, sigurisht që donim të fitonim, por Inter është një ekip i vështirë për t’u përballur. Kjo sfidë nuk ishte vendimtare, do të kemi kohë të marrim më shumë pikë më vonë, duam titullin”,- u shpreh francezi. /i.m /abcnews.al