“Duam të rinovojmë, tani e ka ai në dorë”, te Leeds flasin për Ezgjan Alioskin

schedule14:58 - 31 Maj, 2021

schedule 14:58 - 31 Maj, 2021

Ylli i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski mbyll kontratën e tij me Leeds United në fund të muajit qershor dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë. E reja është se Leeds kërkon rinovimin e kontratës me anësorin.

Këtë e tregon vetë drejtori i klubit, Viktor Orta. Ai tregon se Alioski e ka bindur gjashtë javëve të fundit dhe klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me të, por gjithçka është në dorë të yllit me origjinë shqiptare.

“Alioski ka kontratë me ne deri në 30 qershor. Ai e kupton pozicionin tonë dhe unë e kuptoj pozicionin e tij. Në ditët e shkuara kemi pasur komunikim produktiv përballë njëri-tjetrit. I bëra tre pyetje dhe përgjigjet e tij më bënë të lumtur.

Tani gjithçka varet nga ai nëse dëshiron të vazhdojë me ne. Duhet ta falenderoj. Ai nuk kishte një kontratë të pasur me ne, por mënyra sesi luajti në 10 ndeshjet e fundit me ne, kur e dinte se do ishte i lirë në fund të sezonit, ishte mbresëlënëse dhe më bëri krenar.

Kjo më bindi që ai e meritonte një kontratë të re me ne. Oferta nga Galatasaray? E di që ka oferta, ka pasur edhe më parë. Por unë mendoj se Ezgjani po luan në këtë nivel sepse ai dëshiron të qëndrojë me ne”, tha Orta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!