Roma-Bayer Leverkusen është kryesfida e fazës gjysmëfinale të Europa League, me takimin e parë që do të luhet këtë të enjte në “Olimpico”.
Në prag të kësaj sfide, në konferencën për shtyp, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso theksoi se skuadra e tij është rritur shumë nga sezoni i kaluar e gjithashtu tregoi dëshirën që ai dhe skuadra ka për të triumfuar këtë edicion.
“Ne jemi përsëri këtu, në gjysmëfinale dhe fati e do të luaj sërish ndaj Roma-s. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe nga eliminimi i sezonit të kalaur ne kemi filluar të nxjerrim mësime dhe mund të them se aty nisi gjithçka.
Roma ka ndryshuar shumë, ka një tjetër stil loje dhe unë pres një ndeshje shumë të luftuar, por edhe të bukur. Golat në shtesë? Sigurisht që nuk është rastësi që kohët e fundit kemi shënuar kaq shumë gola pas minutës së 90-të.
Por, ne nuk mund të fitojmë Bundesliga, finalen e Kupës së Gjermanisë dhe gjysmëfinalen e Europa League vetëm me këto situata. Jemi përgatitur shumë dhe kemi vetëm një objektiv, të fitojmë Europa League”, tha fillimisht spanjolli, që pas u pyet mbi De Rossi-n.
“Mendoj se kemi disa të përbashkëta. Unë e shoh veten shumë në historinë e tij. Unë e ndjek shumë, po bënë një punë të mirë, Roma është përmirësuar dhe këtë e tregojnë ndeshjet e fundit.
De Rossi ishte një lojtar i madh dhe jam i lumtur që shumë nga brezi im tani po arrijmë bëjmë mirë e të kemi rezultate edhe në pankinë”, përfundoi Xabi Alonso./h.ll/abcnews.al