Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duam të bashkohemi me familjarët,” qindra ukrainas marrin rrugën për t’u rikthyer në shtëpi

schedule15:13 - 7 Prill, 2022

schedule 15:13 - 7 Prill, 2022

Me qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen, raporton NBC News.

Në Budapest, më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shkonte drejt Ukrainës. Yulia Kalinina, e cila po udhëtonte me motrën e saj për t’u ribashkuar me burrat e tyre, pranoi se nuk kishte qenë një vendim i lehtë.

“Kam frikë,” tha Kalinina, 39 vjeç, e cila është nga Kievi. “Por unë dua shumë të shkoj në shtëpi. Dua të shoh burrin tim. Më mirë të kem frikë me të sesa të kem frikë vetëm këtu.”

Burrave ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në rast se nevojiten për të luftuar.

Kalinina dhe motra e saj janë pjesë e një numri refugjatësh që janë të lodhur nga ndarja nga familja dhe kanë filluar të kthehen në Ukrainë.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës tha se vetëm të dielën, më shumë se 22,000 ukrainas kaluan kufirin përsëri në vend, krahasuar me 33,000 që u larguan.

Mbi katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Ndërsa nuk është vetëm Hungaria ajo që po sheh largimin e refugjatëve. Roja Kufitare Polake raportoi më shumë se 421,000 kalime kufitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve, problemet me të cilat përballen ukrainasit janë veçanërisht të mprehta në Hungari, ku gjuha është e vështirë për t’u mësuar , inflacioni po rritet dhe mundësitë për punë janë të pakta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!