“Dua thjesht të kem një familje”, 9-vjeçari prek me lutjen e tij, rriten kërkesat për ta birësuar

schedule16:53 - 18 Gusht, 2020

schedule 16:53 - 18 Gusht, 2020

Një djalë 9-vjeçar nga Oklahoma ka marrë mijëra kërkesa për birësim pasi ai bëri një lutje për të patur një familje. Jordan, i cili ka qenë në kujdesin e Departamentit të Shërbimeve Njerëzore që nga viti 2014, tha se nëse do t’i plotësoheshin tre dëshira do të kërkonte “Familje. Familje. Familje – kjo është e vetmja dëshirë që kam.”

“Unë thjesht do të doja të kisha një familje për të thirrur mamin dhe babin, ose thjesht mami apo babi. Nuk më intereson vërtet, ” tha Jordan. Por ëndrra e tij duket se do të bëhet realitet pasi vetëm 12 orë pas intervistës që dha për mediat lokale, më shumë se 5.000 njerëz janë interesuar për ta birësuar 9-vjeçarin, shkruan abcnews.al.

Jordan tregoi se shpreson të ribashkohet me vëllain e tij, Braison që u birësua vitin e kaluar, ndërsa shton se ai dëshiron një familje në mënyrë që “të ketë disa njerëz për të biseduar në çdo kohë”. “Shpresoj se dikush do të më zgjedhë”, tha ai.

Autoritetet po kërkojnë gjithashtu të bëjnë bashkë Jordanin dhe vëllanë e tij dhe po bëjnë të pamundurën për të gjetur një familje me qendër në Oklahoma për të qenë pranë njëri-tjetrit. /abcnews.al/