Në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Real Madridit kundër Celtic në Champions League, Toni Kroos ka rrëfyer dashurinë e tij për Madridin.
Fjalë prekëse nga një gjermani:
Real Madridi është vendi ku dua të jem, nuk dua të luaj për një klub tjetër. Dua ta mbyll karrierën këtu, por nuk e di se kur do të vendos t’i var këpucët në gozhdë. Këtë vendim do ta marr së bashku me klubin. Fizikisht ndihem shumë mirë. Pushimi për Kupën e Botës do të më japë mundësinë të pushoj pak. Marrëdhënia ime me Real Madridin është e veçantë dhe do të jetë gjithmonë e veçantë. Sa për të ardhmen time, do ta diskutojmë në janar, shkurt ose mars. Tani ndihem mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”.
Toni është një legjendë e vërtetë e Madridit. Me katër trofe të Champions League në tetë vitet e tij në klub, gjermani mbetet një nga mesfushorët më të mirë në botë.
32-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Por duket se ndërsa Toni nuk do të përfundojë me futbollin. /G.D abcnews.al/