Domenico Volpati, ish-mesfushori i Hellas Verona, ka folur për mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla. Shumë po flitet për 19-vjeçarin kuqezi, i cili duket shumë pranë firmës me Lazion. Gjithsesi, Volpati mendon se Kumbulla duhet të qëndrojë dhe një sezon në Veronë, para se të bëjë hapin e madh.
“Shpresoj që Kumbulla të qëndrojë, kjo edhe për shkak që skuadra të mos shpërbëhet shumë nga ajo e sezonit të shkuar. Ndoshta ai është më mirë të largohet në sezonin tjetër.
Klubi ka shumë besim te aftësitë e trajnerit Juric për të konfiguruar grupin. Këtë gjë trajneri e tregoi gjatë sezonit të kaluar. Shoh që mund të vijnë shumë të rinj, por ka ende shumë për t’u saktësuar. Shpresoj që të gjithë të përshtaten sa më shpejt”, u shpreh ish-mesfushori veronez. /abcnews.al