“I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.
Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. “Isha në kafe. Më morën në telefon, më thanë kështu, kështu”.
Por cilat janë arsyet?
Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.
Lexo edhe: I ati i vrau nënën dhe veten, fjalët e para të djalit që i gjeti të vdekur, pamjet brenda shtëpisë
Por cfarë thonë fqinjët në fshatin Babunjë të Divjakës, të cilët dëgjuan të shtënat?
Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.
Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.
Ai theksoi se “Hekurani punonte në bashkinë e Divjakës, ajo (gruaja) në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori.
“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.
Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.
/ db/Abcnews.al