“Dua 65 mijë € dëmshpërblim nga Hysaj”, presidentit të Napolit s’i del inati

schedule16:38 - 1 Gusht, 2021

schedule 16:38 - 1 Gusht, 2021

Elseid Hysaj i dha fund aventurës 6-vjeçare me Napolin dhe u transferua si lojtar i lirë te Lazio, por problemet nuk kanë munguar për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare.

Gjatë prezantimit te klubi bardhekaltër këndoi “Bella Ciao”, veprim që çmendi një pjesë të tifozëve të Lazios, të cilët njihen për prirjet e tyre ultra të djathta.

Situatë është qetësuar disi, ndërsa tani duhet t’i paguajë Aurelio De Laurentiis 65 mijë euro! Presidenti i Napolit pretendon këtë shumë nga futbollisti shkodran.

Corriere dello Sport shkruan se shkaku lidhet me faktin që 27-vjeçari ishte pjesë e grupit të “rebelëve” që refuzuan grumbullimin javor pas barazimit 1-1 me Salzburg në nëntorin e vitit 2019.

Urdhri i presidentit nuk u zbatua, teksa një muaj më pas erdhi edhe shkarkimi i Carlo Ancelottit, i cili mbajti anën e futbollistëve.

De Laurentiis ka kontaktuar avokatin e Hysajt, të cilit i ka kërkuar si dëmshpërblim 65 mijë euro, shumë të cilën lojtari mund të refuzojë ta pagojë, për të zgjidhur gjithçka në gjykatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!