DRSHTRR Berat me panele fotovoltaike/ Balluku: Kuadri ligjor lejon të gjitha entitetet të ndërtojnë parqet e tyre

schedule12:40 - 5 Mars, 2024

schedule 12:40 - 5 Mars, 2024

BERAT– Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektim në DRSHTRR Berat, ku ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të nevojës vjetore për energji elektrike për këtë drejtori.

Ajo theksoi se ky program ka nisur fillimisht në Berat dhe më pas do të aplikohet në Tiranë dhe Durrës. Sipas ministres, kuadri ligjor i Shqipërisë lejon të gjithë entitet, qofshin shtetërore apo private, që të ndërtojnë parqet e tyre fotovoltaike.

“DPSHTRR ka nisur një program i cili nisë nga Berati, por do të zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës për vendosjen e paneleve fotovoltaike të cilat përdoren për konsumin e vetë ndërmarrjes. Republika e Shqipërisë ka prej kohësh një kuadër ligjor i cili lejon të gjitha ato entitete, qofshin shtetërore apo private, që të ndërtojnë parqet e tyre fotovoltaike, brenda territoreve, ku ata operojnë dhe këto të shërbejnë për të plotësuar nevojat. Sigurisht një park fotovoltaik nuk plotëson 100% të nevojave, duke qenë se prodhon vetëm gjatës kohës kur ka diell, por nga ana tjetër ka dhe një instrument shumë të mirë që është ai i shkëmbimit të energjisë me OSHEE”, deklaroi ministrja Balluku./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!