Një dron ushtarak u rrëzua të enjten e kaluar në Kroaci. Por autoritete përkatëse thonë se ende nuk është e qartë se nga ku ishte nisur dron ushtarak që u rrëzua Zagreb.
Gjatë fundjavës hetuesit ushtarakë punuan për të kuptuar më shumë mbi origjinën e dronit. Kreu i policisë ushtarake tha se kutia e zezë e dronit ishte gjetur e paprekur.
Kjo mund t’i ndihmojë hetuesit të përcaktojnë se kush e dërgoi dhe se cili ka qenë qëllimi. Një zyrtar ushtarak kroat konfirmoi se droni ishte një TU-141 sovjetik.
Kryeministri Andrej Plenkoviç ka kritikuar mungesën e reagimit nga NATO-s dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve anëtare./abcnews.al/