Droni turk i afrohet kufirit armen, tensioni arrin kulmin në Kaukaz

schedule10:28 - 26 Tetor, 2020

schedule 10:28 - 26 Tetor, 2020

Armëpushimi mes Azerbajxhanit dhe Armenisë i negociuar nga SHBA-të u prish për 5 minuta në rajonin e Nagorni Karabakhut, ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën se qëlloi e para.

Tashmë lufta ka rifilluar me të njëjtin intensitet si më parë me Azerbajxhanin që kërkon të rimarrë nën kontroll rajonin në fjalë dhe armenët që kërkojnë shkëputjen prej azerëve,  raporton abcnews.al.

 

Azerbajxhani ka një mbështetje të fuqishme nga Turqia, e cila e ka pajisur me dronë TB2 që po shkatërrojnë armatimin e forcave armene si edhe ekspertize ushtarake.

Lexo edhe: Ndodhi vetëm 4 minuta pas armëpushimit: Nuk ka qetësi në Nagorno Karabakh

Sëfundmi, në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një droni turk që po fluturon shumë pranë kufirit me Armeninë, vetëm 25 kilometra larg aeroportit të rendësishëm të Gyumrit.

Turqia dhe Azerbajxhani kanë theksuar se nuk kanë asnjë qëllim që të sulmojnë territorine armen, ndërsa kjo e fundit ka ngritur alarmin se ndjehet e kërcënuar prej shteteve në fjalë. /abcnews.al